Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Millosheviqi e Putini

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:39

Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Millosheviqi e Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Economist Impact në Prishtinë, është pyetur edhe për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur të gjitha benefitet që serbët e Kosovës i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ka thënë e Kosova dëshiron integrimin e serbëve. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës s’ka probleme me serbët që jetojnë në Kosovë por me politikën zyrtare të Beogradit që asnjëherë s’është distancuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe Vladimir Putini.

Kurti ka thënë se Kosova duhet të jetë republikë demokratike e qytetarëve dhe jo e ndarë mbi baza etnike.

“Kosova është republikë demokratike. Kemi të drejta për minoritetet shumë të avancuara. Ka dhjetë vende rezervë në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe. 17 % e anëtarëve të Kuvendeve komunale në gjithë Kosovën janë serbë. Bashkëpunojnë mirë. Kam ministrin Nenad Rashiq. Kam 3 zv.ministra. dhe duam integrimin e serbëve. Po shqiptarët janë pothuajse 93 % e popullsisë, por kemi edhe pakicat e tjera që duam t’i respektojmë.Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë. Duam të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve dhe jo në baza etnike.Nevojitet të bashkëpunoj rinia dhe biznesmenët”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Express.

“Problemet që kemi s’kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet I kemi me Beogradin që s’është distancuar asnjëherë nga Millosheviqi dhe Putini”, ka thënë Kurti tutje.

Kryeministri ka përmendur edhe legalizimin e patentshoferëve, targat dhe punën që po bëhet edhe për legalizimin e diplomave të lëshuara nga universiteti i Veriut.

“Po legalizojmë edhe patentë shoferët, e kemi bërë me targat, tani po I legalizojmë edhe diplomat. Të gjitha diplomat nga universiteti I veriut po verifikohen dhe po funksionalizohen për Republikën e Kosovës”, ka potencuar kryeministri Albin Kurit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:39