Paratë për derivate – Kjo është arsyeja e hallakamës me transportin urban në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:15

Paratë për derivate – Kjo është arsyeja e hallakamës me transportin urban në Shkup

Arsyeja se përse qytetaret përballen me kaosin në transportin urban privatë në Shkup është mos pasja e mjeteve për karburante që vozitësit të mund të kryejnë shërbimet për qytetarët, thonë për Alsat shoferët e autobusëve të cilët nuk flasin publikisht nga frika e ndërprerjes së kontratave.

Sipas tyre, tani gjashtë muaj Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk ka shlyer detyrimet ndaj vozitësve të linjtëve private.

Kemal Muriq, ish i punësuar në “Slloboda Prevoz”, thotë se koleget e tij janë zhytur në borxhe neper pompat e benzinës dhe janë në kërcënim të vazhdueshëm që të mos flasin për problemin e borxhit që NQP-ja ka ndaj vozitësve privat.

“Aq kohë që punoja atë punë edhe sot kam kontakte me kolegë atje, kur ndërpreu “Slloboda Prevoz” kishte borxhe të pa paguar tre muaj dhe tani është 6 muaj, dhe nuk e di se cilët linja funksionojnë për momentin, pa financa nuk mund të punohet, qyteti i Shkupit apo NQP-ja nuk i paguan, njerëzit janë të frikësuar, ja tentoni të merrni. Nuk keni ku të drejtoheni, kaos i vërtetë është, autobusët fiket dhe ndizet me vetë dëshirë të vozitësve sepse nuk kanë para, nuk janë paguar, pra merren vesh që një linje apo dy të mos punojnë për dy a tre ditë dhe aq”, tha Kemal Muriq.

Në pyetjen se përse nuk ka shlyer borxhet ndaj vozitësve privat tani e gjashtë muaj nga qyteti i Shkupit thonë se përgjigje për këtë duhet kërkuar te ndërmarrja për Qarkullim Publik  e cila është nën kompetencë të qyteti i Shkupit.

“Qyteti i Shkupit nuk ka obligim financiar ndaj vozitësve. Për informata lidhur me transportin publik drejtohuni tek NQP, Shkup”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Përgjigje kërkuam edhe nga NQP por vazhdojnë të heshtin se sa është borxhi i grumbulluar tani e gjashtë muaj ndaj vozitësve privat dhe a është pikërisht kjo arsyeja me rrëmujën e krijuar dhe linjat e pa rregullta të linjave private.

Sipas informatave tona, që nga janari e deri sot, borxhi që ka NQP ndaj vozitësve privat silet në 2 milion euro. Kjo ka bërë që vozitësit privat të reduktojnë vozitjen deri në 40 % për shkak të mos pasjes së mjeteve financiare. / Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:15