Simovski: Të rinjtë shpërngulen sepse duan të jetojnë në një vend stabil

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:10

Simovski: Të rinjtë shpërngulen sepse duan të jetojnë në një vend stabil

Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë, në emisionin “24 Hapur” në Tv 24 tha se efektet janë ndjerë që para 30 vitesh dhe problem kyç në vendin tonë dhe në rajon është emigracioni jashtë vendit, përcjell FLAKA.

“Është e pranishme tek popullsia e re, pra ajo që duhet të përballojë rritjen e ardhshme demografike. Ky emigracion është ekonomik dhe vitet e fundit ky faktor nuk është vendimtar, por të rinjtë duan të jetojnë në një vend të moderuar, të kenë një jetë cilësore, të punojnë dhe të fitojnë para, të kenë komunikim të mirë, shëndetësi cilësore dhe të gjitha ato kushte që një njeriu i duhet për të jetuar”, tha Simovski. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:10