Sfidat dhe zgjidhjet e kompanive energjetike në kohë të tranzicionit energjetik

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2024 23:46

Sfidat dhe zgjidhjet e kompanive energjetike në kohë të tranzicionit energjetik

EVN Maqedoni dhe Elektrodistribuimi morën pjesë në forumin e shtatë të energjisë MEF. Një përgjigje e shpejtë ndaj tranzicionit të energjisë ishte mesazhi kryesor i të gjithë pjesëmarrësve. Sfidat kryesore ngelen edhe më tej vendosja e stabilitetit energjetik, mbingarkesa e rrjetit elektroenergjetik dhe përshtatja e tij me nevojat e tregut, barrierat rregullatore, qëndrueshmëria e mjedisit, mbrojtja kibernetike etj.

Sasho Salltirovski nga Elektrodistribuimi theksoi sfidat ekzistuese dhe zgjidhjet e mundshme në rrugën
drejt tranzicionit energjetik. “Kontratat e një teravati për lidhjen e burimeve të rinovueshme, shumica e
tyre për centralet fotovoltaike, kanë kontribuar në bllokime dhe mbingarkesë në rrjetin distributiv,
veçanërisht në pikat e lidhjes ndërmjet Elektrodistribuimit dhe MEPSO-s. Natyrisht, vendimi më i lehtë
është investimi në ndërtimin e një rrjeti të ri apo rindërtimin e rrjetit ekzistues, por kjo është zgjidhja që
merr më shumë kohë dhe më e kushtueshme që mund të vërë në pikëpyetje përfitimin e investimeve në
burimet e rinovueshme të energjisë.” Sipas tij, fokusi duhet të jetë në shterjen e mundësive të rrjetit
ekzistues përmes instalimit dhe menaxhimit të ruajtjes së energjisë, implementimit të rrjeteve inteligjente,
decentralizimit përmes mikrorrjeteve. Kjo nënkupton nxitjen e ndërtimit të burimeve të energjisë afër
konsumit, zbatimin e zgjidhjeve inteligjente për parashikimin më të mirë të burimeve të rinovueshme,
shfrytëzimin e mundësive të automjeteve elektrike për ruajtjen e energjisë dhe ofrimin e shërbimeve
sistematike etj.

Tranzicioni energjetik solli edhe sfida të reja për punëdhënësit shtetërorë dhe privatë, të cilët kanë gjithnjë
e më shumë nevojë për staf të trajnuar në kuadër të inovacionit dhe zhvillimit në energjetikë.
Është i nevojshëm formimi i shpejtë i kuadrove që as nuk ekzistonin më parë. Prandaj nevojitet një
sinergji mes sektorit privat dhe atij arsimor, pra ajo që ofrohet si staf duhet të plotësojë nevojat e
industrisë. Sipas kryetarit të Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Vollfgang Maier, epoka e re ofron shanse
të mëdha edhe për inxhinierët elektrikë dhe mekanikë, për kuadrot e IT-së që janë zgjidhja më e
përshtatshme për teknologjitë e reja inteligjente, për kuadrin ekonomik, por kapaciteti personal dhe
aftësitë e komunikimit luajnë rolin më të madh për çdo individ.

Forumi Energjetik Maqedonas (FEM) u organizua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend dhe
Instituti ZIP, në partneritet me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor. Në manifestim folën mandatari për formimin e qeverisë së re Hristijan Mickoski, ambasadori evropian Dejvid Gir, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni Angela Ageler, drejtori ekzekutiv i Institutit ZIP Agim
Selami dhe drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur – Ballkani Perëndimor Andi Dobrushi.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2024 23:46