Gjatë vitit 2023, në RMV janë ndërtuar gati 5 mijë objekte banesore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:02

Gjatë vitit 2023, në RMV janë ndërtuar gati 5 mijë objekte banesore

2.874 objekte janë ndërtuar nga subjektet afariste gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga personat fizik janë ndërtuar 2.020 objekte, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave bëjnë të ditur se 3.445 banesa me gjithsej 243.815 metra katror janë kompletuar nga subjektet afariste për gjatë vitit 2023, ndërsa nga personat fizik janë përfunduar 2.331 banesa me 299.224 metra katror.

Siç bëjnë të ditur, mesatarja e banesave të ndërtuara nga subjektet afariste është 70.8 metra katror, ndërsa nga personat fizik 128.4 metra katror.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:02