“Mik i përjetshëm”, Kurti: Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:55

“Mik i përjetshëm”, Kurti: Pa Walkerin, historia e Kosovës mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë.

Teksa vlerësoi larët figurën e tij, Kurti theksoi se Walker i tregoi botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit, përcjell Arbresh.info.

“Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998. Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Walker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

“Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit. Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 22:55