Besa e Dobërdollit prezanton Kostadin Zahovin dhe Mexhit Nezirin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:58

Besa e Dobërdollit prezanton Kostadin Zahovin dhe Mexhit Nezirin

Besa e Dobërdollit sezonin e ardhshëm do të debutojë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, njofton SHENJA.

Skuadra nga Dobërdolli tregoi se ka ambicie serioze, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy emra me përvojë si Kostadin Zahov dhe Mexhit Neziri.

Veterani Zahov do të vazhdojë karrierën te Besa, pasi ka kaloi një sezon në Voska Sport. 36-vjeçari u bë i njohur duke mbrojtur për Shkëndijën, ndërsa ka luajtur edhe për Bregallnicën, Turnovën, Vardarin dhe Bellasicën.

Nga ana tjetër, Mexhi Neziri te Besa vjen nga radhët e kampionit Strugës. Mbrojtësi 33-vjeçar ka luajtur më parë për Shkëndijën dhe Renovën, ndërsa jashtë vendit ka luajtur për Dacia dhe Ventspils. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:58