Katër vite shteti ka marrë vetëm 1% të minierave të mermerit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:18

Katër vite shteti ka marrë vetëm 1% të minierave të mermerit

Auditori Shtetëror ka publikuar një raport ku thuhet se në periudhën 2018-2022, shteti ka fituar vetëm 1.7 milionë euro, që përfaqëson vetëm një për qind të shitjes së mermerit më cilësor, 99 për qind e mbetur e biznesit janë të ardhura për koncesionarin, përcjell FLAKA.

Gjithashtu, është konstatuar se institucionet kompetente nuk kanë ofruar siguri të plotë për shfrytëzimin optimal të burimeve minerale, pastaj nuk ka pasur arkëtim në kohë të tarifës së koncesionit dhe as mbikëqyrje efektive gjatë lidhjes së kontratave.

Institucioneve kompetente u janë dhënë rekomandime për përmirësimin e situatës. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:18