Rryma do të shtrenjtohet – Vendim është marrë mbrëmë vonë në seancë të mbyllur të qeverisë në ikje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:12

Rryma do të shtrenjtohet – Vendim është marrë mbrëmë vonë në seancë të mbyllur të qeverisë në ikje

Energjia elektrike po bëhet më e shtrenjtë. Ky vendim është marrë mbrëmë vonë në një seancë të mbyllur të qeverisë. Qeveria në ikje vendosi që termocentralet shtetërore t’ia shesin energjinë e prodhuar furnizuesit universal me një çmim më të lartë se çmimi aktual prej 57 euro për megavat orë, përcjell FLAKA.

Televizioni 24 nga burime të veta ka mësuar se çmimi i EMV do të jetë disa euro më i lartë se ai i mëparshmi. Kjo do të thotë se marzhi i reduktuar i ofruar nga EVN më parë nuk do të ndikojë në çmimin për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël… Për ta bërë situatën më delikate, informacioni që kemi marrë thotë se EMV nuk do të mbulojë të gjithë sasinë e energjisë elektrike, por do të ofrojë vetëm 85 për qind në tender, furnizuesi universal do të duhet të sigurojë sasinë e mbetur nga një kompani tjetër.

Paraprakisht, të gjitha pritshmëritë ishin që çmimi i energjisë elektrike të zvogëlohej për shkak se ka trend në rënie të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore. Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, dhjetë ditë më parë, në një intervistë për TV 24 deklaroi se çmimi përfundimtar për amvisëritë do të varet nga çmimi i ofruar nga EMV për furnizuesin universal.

“Është logjike që EMV të sigurojë 100 për qind të nevojave të amvisërive dhe atyre konsumatorëve të vegjël që kanë mbetur në tregun e rregulluar. Sepse sido që të jetë EMV, mendoj se edhe tani do të kishte çmim më të ulët se sa është në treg”, tha Bislimovski.

Qeveritarët, por edhe zyrtarët në EMV kanë mbetur sot pa koment. Publiku mbeti pa përgjigje në pyetjen, cila është arsyeja që autoritetet tani në këtë kohë kur çmimet e bursës janë mjaft të ulëta, të rritet çmimi.

Familjet dhe konsumatorët e vegjël do ta njohin zyrtarisht çmimin e ri deri në fund të këtij muaji. Në pesë vitet e ardhshme, EVN Home do të jetë sërish një furnizues universal i energjisë elektrike. Dhe nga nëntori i këtij viti, plani i rregullatorit është që në vend të dy orësh tarifë të lirë ditore, të ketë tre orë nga ora 13:00 deri në 16:00. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 22:12