Mark Rutte morri mbështetje të gjerë për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:27

Mark Rutte morri mbështetje të gjerë për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Burime të afërta me NATO-n raportojnë se kryeministri në largim i Holandës, Mark Rutte, është zgjedhur si pasuesi i mundshëm i Jens Stoltenberg si sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i aleancës.

Sipas një raporti nga gazeta holandeze NOS, pritet që Rutte të marrë detyrën pas dorëheqjes së Stoltenbergut në muajin tetor. Stoltenberg ka shprehur mbështetjen e tij për 57-vjeçarin, duke e cilësuar atë si një “kandidat shumë i fortë”.

Një numër shtetesh anëtare të NATO-s, përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Sllovakinë, Hungarinë dhe Gjermaninë, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Rutte. Ndërkaq, Rumania ende nuk ka konfirmuar pozicionin e saj zyrtar. Vendimet në NATO merren me konsensus dhe çdo kandidat kërkon mbështetjen e të gjitha 32 vendeve anëtare, sipas Skynews.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 21:27