Lajçaku dhe Vuçiqi bien dakord për hapat e ardhshëm në dialog

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:14

Lajçaku dhe Vuçiqi bien dakord për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçaku, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Vuçiq mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:14