Qeveria aktuale po largohet pa paguar obligimet financiare zgjedhore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:36

Qeveria aktuale po largohet pa paguar obligimet financiare zgjedhore

Qeveria aktuale po largohet pa paguar obligimet financiare zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga Qeveria paratë për shlyerjen e obligimeve financiare zgjedhore ndaj anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore.

Për informacionin e dërguar deri tek organi ekzekutiv më 11 qershor, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Nga ky institucion thonë se kërkesën e re do ta përsërisin sapo të formohet Qeveria e re, përkatësisht në javën e fundit të muajit qershor.

“Më datën 11 qershor 2024 si KSHZ iu drejtuam Qeverisë në largim që të na lëshojë mjetet plotësuese për kryerjen e të gjitha obligimeve, por si duket nuk u mor asnjë vendim. Sapo të zgjidhet Qeveria e re, përsëri do të adresojmë kërkesën (informacionin) që të sigurohen mjetet e duhura për pagesën e të gjitha shpenzimeve zgjedhore”, thanw nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nuk përjashtohet mundësia që në mungesë të fondeve, pagesat për obligimet zgjedhore ndaj KSHZ-së që përfshinë organizimin dhe monitorimin zgjedhor të bëhen pas rebalancit të buxhetit. Megjithëse për këtë duhet të pritet gatishmëria e Qeverisë në ardhje.

Ekzekutivi në ikje i obligohet KSHZ-së t’i paguaj rreth 7,2 milion euro harxhime për proceset zgjedhore.

Rreth 35 mijë persona kanë qenë të angazhuar për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Prej tyre rreth 20 mijë janë nga administrata shtetërore dhe 15 mijë të tjerë nga partitë politike./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 19:36