Reagon opozita: Të pafuqishëm për ta larguar Stoillkoviqin, VLEN po largon Safije Sadikin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 21:51

Reagon opozita: Të pafuqishëm për ta larguar Stoillkoviqin, VLEN po largon Safije Sadikin

Pasi Alternativa u tërhoq nga vendimi që Safije Sadiki-Shaini të jetë zëvendësministre në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI ku tha se në mungesë të fuqisë politike VLEN u detyruan ta tërheqin emrin e Safije Sadiki-Shainit.

“Në mungesë të fuqisë politike që ta largojnë serbin pro Putin dhe pro Vuçiç, Ivan Stoilkoviç nga Ministria për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazalët shërbëtor Vlen detyrohen ta tërheqin propozimin që zonja Safije Sadiku-Shahini të jetë zëvendëse e Stoilkoviçit. Shërbëtorët e pafuqishëm dhe pa legjitimitet çdo ditë po poshtërsojnë shqiptarët duke ju përkulur VMRO-së”, tha Ademi.

Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. ASH tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre.

“Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së.

Më herët, Orhan Murtezani i Alternativës e konfirmoi vendimin për tërheqjen e emrit të Safije Sadiku-Shahinit, por i pyetur më tej për arsyet, nuk komentoi më tej. 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 21:51