Shqipëria nuk dorëzohet, merr barazim historik kundër Kroacisë në EURO 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:18

Shqipëria nuk dorëzohet, merr barazim historik kundër Kroacisë në EURO 2024

Shqipëri arriti të merrte një barazim historik kundër Kroacisë, 2-2.

Qazim Laçi ngriti peshë gjithë stadiumin dhe jo vetëm, kur realizoi me kokë golin e epërsisë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, në harkun e pak minutave, siç ndodhi në përballjen kundër Italisë, kuqezinjtë pësuan dy gola, që përmbysën rezultatin në favor të Kroacisë.

Në kohën shtesë, Klaus Gjasula realizoi një supergol nga brenda zonës, duke barazuar rezultatin.

Rezultati i jep një pikë Shqipërisë, që mban gjallë, edhe pse të vogla, shpresat për kualifikim. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Qershor, 2024 20:18