24 maj, ministrat e Jashtëm të KiE-së në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:47

24 maj, ministrat e Jashtëm të KiE-së në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor

Këshilli i Punëve të Jashtme i Këshillit Evropian ka bërë të ditur së më 24 maj do të mbajë takimin e ardhshëm, pas të cilit do të ketë takim edhe me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme thuhet se takimi në fjalë do të mbahet në Luksemburg nga ora 08:30, dhe do të drejtohet nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës, pas një shkëmbimi jozyrtar të pikëpamjeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës ,Dmytro Kuleba, nëpërmjet videokonferencës”.

“Këshilli do të ketë më pas një diskutim mbi situatën në Lindjen e Mesme, në dritën e zhvillimeve të fundit”, thuhet në agjendën e KiE-së.

Më pas, përmendet edhe Ballkani Perëndimor, ku thuhet: “Takimi do të vazhdojë me një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë”. /Klankosova.tv

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:47