Kasami takohet me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:28

Kasami takohet me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup ka pritur emisarin e BE-së në Maqedoninë e Veriut Peter Vanhoutte, u diskutua integrimi i vendit në BE, ku sipas Kasamit garanca për këtë do jetë koalicioni VLEN në Qeverinë e re.

”Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, prita emisarin e Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut Peter Vanhoutte, me të cilin diskutuam hapat e vendit tonë drejt integrimit në familjen europiane. Përshëndeta planin tejet ambicioz për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut të cilin ma prezantoi z. Vanhoutte, ku theksova se Lëvizja BESA dhe koalicioni VLEN do të jenë garancë dhe mbështetës të fuqishëm të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian” – shkruan Kasami. /tvklan.mk/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 19:28