Gjykatësit e Kushtetueses janë kërcënuar me vdekje, kryetari paraqiti kallëzim në MPB

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:08

Gjykatësit e Kushtetueses janë kërcënuar me vdekje, kryetari paraqiti kallëzim në MPB

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka dorëzuar raport në Ministrinë e Punëve të Brendshme për kërcënime me jetën dhe sigurinë e disa prej gjykatësve. Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, denoncimi është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjykatësi, përkatësisht gjykatësit që ka të bëjnë me trajtimin e një çështjeje të caktuar nga Gjykata.

GJYKATA KUSHTETUESE

Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjykatësve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike, kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë mbi vendim-marrjen e pavarur të të gjithë gjykatësve”.

Nga Gjykata kushtetuse thonë se për shkak të seriozitetit të kërcënimeve dhe thirrjeve publike për dhunë, gjykata pret nga organet kompetente që në mënyrë profesionale dhe të shpejtë të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të zbardhur këtë kërcënim dhe kërcënime të ngjashme ndaj gjykatësve 

Më shumë se një muaj më parë, kryetarja e atëhershme e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska raportoi në polici një kërcënim, pasi në parkingun afër shtëpisë së saj u gjetën një shtrat i improvizuar dhe një thikë kuzhine.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:08