Koreja e Jugut, shpërthim masiv në fabrikën me 100 punëtorë brenda

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:47

Koreja e Jugut, shpërthim masiv në fabrikën me 100 punëtorë brenda

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur në Korenë e Jugut. Siç raporton BBC, bateritë e litiumit kanë shkaktuar një shpërthim masiv.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hwaseong, 45 km larg Seulit. Koreja e Jugut njihet si lider në prodhimin e baterive të litiumit, të cilat përdoren gjerësisht që te automjetet elektrike e deri te laptopët.

Mësohet se në fabrikën “Aricell” kishte rreth 35 mijë bateri të paketuara në katin e dytë të saj. Në momentin e shpërthimit, brenda saj ndodheshin 100 punëtorë. Shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur…

Bateritë e litiumit shpërthejnë në rast mbinxehje ose kur dëmtohen. Madje ekziston rrisku që zjarri të aktivizohet edhe pas shpërthimit, kjo prej ndonjë reaksioni kimik.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:47