Ministri i ri i Shëndetësisë Taravari nuk ia vazhdoi mandatin 8 drejtorëve ekonomik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:02

Ministri i ri i Shëndetësisë Taravari nuk ia vazhdoi mandatin 8 drejtorëve ekonomik

Posti i zëvenës drejtorit në spitalet e shtetit, duket se më nuk do të ekzistoj. Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari nuk do t’i vazhdoj mandatet e 8 nga gjithësej 14 drejtorët ekonomik. Kurse 6 drejtorë që ende kanë mandate, Taravari shpreson që brenda 2 muajve t’i shkarkoj edhe ato, për shkak se premtim I tij para se të vinte në krye të digasterit të Shëndetësisë, ishte që të mos ketë më post të drejtorit ekonomik të spitaleve.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Drejtorë ekonomik janë 14, tashmë kam dhënë urdhër në Ministri, unë do të shkoj në Shtip, për ta parë spitalin atje, do të kthehem për t’i nënshkruar. Sot shkarkohen një numër i caktuar i drejtorëve ekonomik të cilëve ju përfundon mandati diku në mes korriku. Të gjithë do të shkarkohen. Ata që kanë mandat, do na duhen ndryshime në ligj dhe tashmë është dhënë urdhër që sa më shpejtë të dërgohen në Parlament ndryshimet ligjore, të mos ketë më drejtorë ekonomik. Llogariteni që për një muaj dy nuk do të ketë më drejtorë ekonomik me ligj”.

Sa i përket drejtorëve ekopnomik që kanë mandat deri në gusht ose shtator, Taravari tha se në ditët në vijim do të shoh se si të veproj sepse siç tha, nuk dëshiron të rrezikoj padi për Ministrinë e shëndetësisë.

Klinikat tashmë do të kenë vetëm nga një drejtor, drejtorin mjekësor. Drejtorët ekonomik u vendosën si post në vitin 2006, nga pushteti VMRO-DPMNE-PDSH.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:02