Mucunskit takon Varhejin: Qeveria e re është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e reformave dhe integrimeve evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 22:02

Mucunskit takon Varhejin: Qeveria e re është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e reformave dhe integrimeve evropiane

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e reformave dhe integrimeve evropiane, dhe në periudhën e ardhshme do të ndërmarrim një sërë aktivitetesh që synojnë përshpejtimin e procesit tonë integrues evropian. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në takimin e sotëm me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyi, përcjell FLAKA.

Mucunski njoftoi në Facebook se gjatë takimit me Varheyi, ai theksoi se politika e zgjerimit të BE-së është mjeti më i mirë për inkurajimin e reformave dhe proceseve demokratike, por në të njëjtën kohë është edhe një investim kyç gjeostrategjik në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, vendet e rajonit, si dhe Evropën në tërësi.

“Në takim shkëmbyem mendime edhe për Planin e Rritjes së BE-së, duke e vlerësuar atë si mbështetje të fortë nga BE-ja për forcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, inkurajimin e bashkëpunimit rajonal, por edhe afrimin e vendeve të rajonit me BE dhe para anëtarësimit formal”, deklaron Mucunkci, i cili mori pjesë sot në Luksemburg në takimin e krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në kuadër të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (FAC).

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nesër do të jetë në Bruksel, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më pas do të ketë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 22:02