Në maj, një milion vizitorë! Rritje e fortë e numrit nga veriu dhe perëndimi i Europës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:53

Në maj, një milion vizitorë! Rritje e fortë e numrit nga veriu dhe perëndimi i Europës

Shifrat e të huajve që vizitojnë vendin tonë vijojnë të thyejnë rekorde.

Në majin e këtij viti mbi 970 mijë të huaj erdhën në vend sipas INSTAT.

Në total në pesë muajt e parë të vitit janë 3.3 milionë të huaj që kanë ardhur në vend rritje me 38% nga një vit më parë apo 1 milion vizitorë më shumë.

Në të pesë muajt ky vit po tejkalon pritshmëritë duke pritur të thyejë edhe rekordet që u arritën gjatë vitit të kaluar ku në total erdhën 10.5 milion turistë.

Sa i përket vizitorëve këtë vit përveç shqiptarëve të Kosovës në rritje të fortë kanë ardhur italianët, ndërsa në sy bien edhe spanjollët. Ndërkohë vijon tradita e grupeve të organizuara nga Polonia dhe Çekia, të cilët preferojnë kryesisht bregdetin e Adriatikut.

Në total vizitorët nga Evropa janë ata që përbëjnë gati 95% të totalit, ndërsa në vend ndjekin ata nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori.

Edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit janë rritur në mënyrë proporcionale, ndërsa gjatë majit 662.095 shtetas numërohen të kenë dalë jashtë Shqipërisë duke shënuar rritje me 23,9%.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:53