Vuçiq e pranon se djali i tij ishte i përfshirë në rrahjen mes tifozëve në Gjermani

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:58

Vuçiq e pranon se djali i tij ishte i përfshirë në rrahjen mes tifozëve në Gjermani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një adresim për media të hënën ka folur edhe për incidentin e para një jave afër Gelsenkirchen, ku u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë.

Edhe pse për incidentin pati versione të ndryshme, herë u tha se ndodhi mes serbëve dhe anglezëve e herë mes shqiptarëve dhe serbe, Vuçiq akuzon shqiptarët.“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe”, tha ai.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 20:58