Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:25

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Në disa vende në Beograd sot janë shfaqur pllakata me Slobodan Millosheviqin, nën të cilin shkruhet “Kosova është Serbia”. Autor i këtyre pllakatave është lëvizja “Nashi”, e njohur për sulmet e shpeshta ndaj mediave dhe gazetarëve, shkruan Nova.

Një nga vendet ku u vërejtën pllakatat është në urën e Brankovit. Këto pllakata kanë dalë një ditë para vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lëvizja “Nashi”, e cila ka si udhëheqës ligjëruesin fetar Ivan Ivanoviq, është specializuar në këtë lloj pllakatash dhe shpesh sulmon politikanët opozitarë dhe mediat.

Financimi i aktiviteteve të kësaj lëvizjeje dhe printimi i pllakatave nuk është njohur publikisht, dhe lëvizja ka qenë objekt kritikash për aktivitetet e saj kundër opozitës dhe shtëpive mediatike.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë në vitin 2012 ka refuzuar propozimin për ndalimin e punës së shoqatës së qytetarëve “Naši”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Qershor, 2024 20:25