Lewandowski barazoi rekordin e Ronaldos përpara se të largohej nga Euro 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:24

Lewandowski barazoi rekordin e Ronaldos përpara se të largohej nga Euro 2024

Polonia e Robert Lewandowskit ishte skuadra e parë që u eliminua nga Euro 2024.

Lëndimi i sulmuesit të Barcelonës në ngrohjen për turneun nuk e ndihmoi atë pasi kapiteni humbi ndeshjet e para në kompeticion.

Polonia humbi të dyja ndeshjet dhe kështu edhe u shuan shanset e tyre për kalim tutje.

Por, përpara se të largohej nga Euro, Lewandowski shënoi në ndeshjen kundër Francës për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për të shënuar në katër turne radhazi në Evropiane.

Lewandowski ka shënuar të paktën një gol në Euro 2012, 2016, 2020 dhe 2024.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:24