Sekretari i ri i NATO-s, Rutte: Aleanca është gurthemeli i sigurisë sonë kolektive

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:49

Sekretari i ri i NATO-s, Rutte: Aleanca është gurthemeli i sigurisë sonë kolektive

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka reaguar pasi është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Rutte ka shkruar se Aleanca Veri-Atlantike do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive dhe ka potencuar se ka parasysh sfidat që ka përpara pas marrjes së detyrës së re.

Politikani holandez ka thënë se është mirënjohës për besimin që i është dhënë nga shtetet aleate dhe se mezi pret që ta marrë detyrën në tetor si pasardhës i Stoltenberg.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur admirim të madh”, ka shkruar Rutte.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:49