Arabia Saudite konsideron ndërmjetësimin e kinës për zgjidhjen e krizës në Detin e Kuq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:45

Arabia Saudite konsideron ndërmjetësimin e kinës për zgjidhjen e krizës në Detin e Kuq

Arabia Saudite ka rënë dakord t’i bashkohet Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait, në rolin e një “partneri për dialog”¹. Kjo organizatë u themelua në vitin 2001 dhe përbëhet nga tetë vende anëtare: Kina, India, Pakistan, Rusia, Kazakistan, Kirgistan, Uzbekistan dhe Tajikistan.

Qëllimi i saj është të rivalizojë institucionet perëndimore në fushën politike, ekonomike dhe të sigurisë. Vendimi i Riadit për t’iu bashkuar këtij blloku vjen vetëm tre javë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kina për ripajtimin me Iranin dhe rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike, të cilat u ndërprenë shtatë vite më parë.

Ky është një zhvillim i madh në kontekstin e rivalitetit të hershëm midis Arabisë Saudite dhe Iranit, dy vendeve të angazhuara në konflikte në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti kinez Xi Jinping ka lavdëruar këtë hap drejt stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:45