Aleksandar Janev është drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:28

Aleksandar Janev është drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike

Qeveria në seancën e sotme, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka emëruar për drejtor të ri të Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janevin. Ai vjen në vend të Sasho Tasevskit.

MPB njofton se në aktin e marrjes së pozitës, drejtori Janev theksoi se vizioni i tij është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve policore dhe forcimi i sigurisë së të gjithë qytetarëve.

“Siguri pa kompromis, me një standard të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi të punonjësve të policisë. Ne do të punojmë me integritet dhe përkushtim për të përmirësuar sigurinë e të gjithëve. Me transformimin dixhital, ne do të optimizojmë përdorimin e teknologjisë, duke siguruar komunikim dhe siguri më të mirë të informacionit. Një luftë e palëkundur kundër korrupsionit, me transparencë dhe llogaridhënie, me të cilën do ta ngremë besimin e qytetarëve në polici”, theksoi Janev.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 19:28