Takim Mucunski-Val, u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shumëvjeçar me OSBE-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:58

Takim Mucunski-Val, u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shumëvjeçar me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, sot u takua me Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup

Siç kumtuan nga MPJ, në tkaim u konfirmua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shumëvjeçar me OSBE-në në sfera të ndryshme të përfshira me mandatin e Misionit.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet aktuale nga puna e Misionit të OSBE-së dhe në atë drejtim bashkarisht u riafirmua përcaktimi për vazhdim të aktiviteteve dhe fokusimit të mëtutjeshëm të projekteve në mbështetje të proceseve reformuese të Qeverisë së re”, qëndron në kumtesë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 20:58