EUROSTAT: Shqipëria e fundit në Evropë sa i përket të ardhurave për frymë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 20:00

EUROSTAT: Shqipëria e fundit në Evropë sa i përket të ardhurave për frymë

Shqipëria renditet e fundit në Evropë në kuadër të të ardhurave për frymë.

Sipas EUROSTAT, të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 35 për qind e mesatares evropiane, duke u renditur në të njëjtin nivel me Bosnja e Hercegovinën, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa për sa i përket vendeve  të tjera të rajonit, nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 52 për qind.

Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41 për qind e BE-së.

EUROSTAT është ndalur edhe tek konsumi aktual për frymë, që i referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve të konsumuara aktualisht nga familjet.

Edhe tek konsumi individual, Shqipëria sërish renditet e fundit në Evropë, me 42 për qind të mesatares evropiane, nga 41 për qind vitin e mëparshëm.

Në Evropë nivelin më të lartë për frymë e kanë Irlanda dhe Luksemburgu.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 20:00