Flamuri shqiptar, Maksim Dimitrievski kërcënoi se do të largohet nga shumica qeverisëse

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:01

Flamuri shqiptar, Maksim Dimitrievski kërcënoi se do të largohet nga shumica qeverisëse

Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kërcënoi se partia e tij do të largohet nga shumica qeverisëse nëse VLEN në koordinim të veçantë të ministrave të saj e vendos flamurin shqiptar, përcjell FLAKA.

“Nëse zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thërret një takim koordinues me ministrat e VLENI-t në Qeveri dhe në të cilin do të jetë flamuri shqiptar, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do të largohet nga koalicioni qeverisës”, tha kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski në podkastin e Kanal 5.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, ka mbajtur para disa ditësh koordinimin e parë të veçantë me ministrat e Shëndetësisë, Çështjeve Evropiane, Ekonomisë, Mirëqeverisjes, Punës, Demografisë dhe Rinisë, të cilët u zgjodhën me propozimin e koalicioni “Vlen”.

Ky lloj koordinimi, siç theksohet në njoftim, do të shtrihet edhe me zëvendësministra dhe staf të tjerë të zgjedhur dhe emëruar të VLEN-it në pushtetin ekzekutiv. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:01