Ministrja Bozhinovska: Nuk kam më pasaportë bullgare dhe për këtë nuk e kam paraqitur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:57

Ministrja Bozhinovska: Nuk kam më pasaportë bullgare dhe për këtë nuk e kam paraqitur

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, pas lajmit se posedon pasaportë dhe shtetësi bullgare, ka dhënë një sqarim. Ajo tha se këtë nuk e ka përmendur në rezymenë e saj zyrtare, pasi nuk i ka më këto dokumente, përcjell FLAKA.

“Për shkak të transparencës për të cilën ne të gjithë përpiqemi në fillim, dua të sqaroj se hera e parë që mora një pyetje nga gazetarët ishte nëse kam shtetësi bullgare. Përgjigjja ime ishte jo, sepse procedura për shfuqizim nga i njëjti është finalizuar nga unë, disa muaj para se të më jepet mundësia të jem ministre në Qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, pohon Bozhinovska.

Kërkesa e saj për shfuqizim nga shtetësia bullgare është pranuar, sqaron ministrja dhe janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme të parashikuara në procedurë. Ndërkohë pasaportës i kishte skaduar afati dhe se e ka përdorur për aktivitete biznesi në territorin e BE-së.

“Veç kësaj, unë tashmë e kam njoftuar publikun se pasaporta që kisha ishte e skaduar dhe asnjëherë nuk kam bërë kërkesë për vazhdimin e saj. Kjo flet më se qartë për vendosmërinë time për të hequr dorë nga shtetësia bullgare, të cilën, siç e theksova më herët, e posedoja vetëm për hir të aktiviteteve të mia biznesore në territorin e BE-së. Duke pasur parasysh të gjitha këto, vërtet nuk mund të them në CV se kam shtetësi dhe pasaportë bullgare”, shpjegon Bozhinovska. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 21:57