MPB Maqedoni: Me dy helikopterë është shuar zjarri në Krushevë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:07

MPB Maqedoni: Me dy helikopterë është shuar zjarri në Krushevë

Dy helikopterë të Departamentit të Njësive të Aviacionit kanë shuar sot (01.07.2024) zjarrin që shpërtheu pasditen e sotme në hyrjen e fshatin Pusta Reka të Krushevës.

Pas kërkesës nga QKM-ja, dy helikopterët hodhën mbi 40 tonë ujë dhe në koordinim me zjarrfikësit, zjarri u shua plotësisht.

QMK ka njoftuar se në 24 orët e fundit në të gjithë vendit ka pasur disa zjarre aktive në ambiente të hapura, ndërsa fton qytetarët që në këtë periudhë të vitit të jenë më të kujdesshëm.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:07