Ardhja e mërgimtarëve dhe ikja në pushime ka shtuar radhët në kufi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:11

Ardhja e mërgimtarëve dhe ikja në pushime ka shtuar radhët në kufi

Sezoni veror vazhdon të mbetet tradicionalisht si sezon i mërgimtarëve, me çka nuk mungojnë as rradhët e gjata në kufijtë e vendit. Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” me Greqinë ka frekuencë e shtuar e automjeteve, ku koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka një frekuencë të madhe të automjeteve për hyrje në shtet ku koha e pritjes është rreth 30 minuta. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kominikacioni në vend po zhvillohet pa pengesë dhe në rrugë të thata.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend vendoset regjimi i trafikut veror, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ndërkaq, në pjesën kryesore të rrugës Shkup-Ohër-Shkup, ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 7.5 tonë gjatë fundjavës.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut, bën thirrje për shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjëve ku egziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /SHENJA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:11