Dy të vdekur në Mal të Zi, si pasojë e erërave të forta me reshje shiu

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:44

Dy të vdekur në Mal të Zi, si pasojë e erërave të forta me reshje shiu

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime në Mal të Zi, si pasojë e erërave të forta të shoqëruara me reshje të dendura të shiut.

Stuhia ka rrezuar disa vinça dhe ka shkatërruar disa makina, gjithashtu në disa pjesë të bregdetit disa shezllone janë shkatërruar.

Ndërkaq, një stuhi me reshje shiu ka përfshirë edhe disa qytete të Kosovës pasditen e kësaj të marte.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:44