Gruaja, mbi të cilën ra një dru në Shkup, është jashtë rrezikut për jetën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:08

Gruaja, mbi të cilën ra një dru në Shkup, është jashtë rrezikut për jetën

Gruaja rreth të pesëdhjetave, mbi të cilën sot pasdite ra një dru në afërsi të “Universitetit Evropian”, është jashtë rrezikut për jetën, ka konfirmuar për MIA-n, dr. Dragan Panov nga Ndihma urgjente mjekësore në Shkup.

Ekipi ynë me ndihmën e zjarrfikësve e nxorri jashtë. Ajo nuk kishte lëndime të dukshme të jashtme. Ajo u ankua për dhimbje të shpinës dhe trupit, pas së cilës u dërgua në një klinikë për vëzhgim. Duhet të bëhen analiza për të parë nëse ka ndonjë frakturë, deklaroi Panov.

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se për shkak të erës së fortë, pasditen e sotme ka rënë pemë në disa lokacione përreth kryeqytetit të vendit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:08