​Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit, pritet ai trepalësh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:46

​Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit, pritet ai trepalësh

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, zhvilloi të martën pasdite takime të ndara dypalëshe me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dhe së shpejti pritet ta mbajë një takim trepalësh me ta për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.


Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Nisin takimet në Bruksel

Kanë filluar takimet bilaterale në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, është takuar fillimisht me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe më pas do të takohet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim tjetër dypalësh.

Varësisht nga rrjedha e takimeve dypalëshe dhe nga gatishmëria e palëve, Lajçak mund t’i takojë Bislimin dhe Petkoviqin në një takim trepalësh.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Klisman Kadiun këshilltarin e Besnik Bislimit i cili tha se vetëm pasi të përfundojnë takimet do të informojnë mbi detajet./21Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:46