Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngushëlluar për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:56

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngushëlluar për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare

Hovenier ka bërë homazhe dhe shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë. “Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.

“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë”.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.

Ndërsa të mërkurën iu dha lamtumira kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh që e ngriti letërsinë shqipe në panteonin e letërsisë botërore, u nda nga jeta të hënën e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:56