Argjent Muça emërohet ushtrues detyre drejtor në spitalin e Gostivar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 21:03

Argjent Muça emërohet ushtrues detyre drejtor në spitalin e Gostivar

Argjent Muça ulet në karrigen e të parit në spitalin e përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se mjeku endokrinolog, Muça është emëruar ushtrues detyre drejtor i këtij institucioni shëndetësor. Muça vjen në vend të Ylber Ademit, i cili javën e kaluar u shkarkuar nga posti i drejtorit të spitalit të Gostivarit. Argjent Muça parprakisht ishte drejtor në Klinikën Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike në Shkup. Ai është emëruar në këtë pozitë nga ana e ministrit të ri për shëndetësi, Arben Taravari. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 21:03