Erdogan dhe Putin diskutojnë projektet strategjike mes dy vendeve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:59

Erdogan dhe Putin diskutojnë projektet strategjike mes dy vendeve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan sot për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe globale në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, ku liderët janë mbledhur për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

“Ne kemi diskutime (me Rusinë) për termocentralin bërthamor në Sinop, besoj se mund të ndërmarrim hapa seriozë për këtë çështje”, tha Erdoğan, duke iu referuar një termocentrali të planifikuar në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, i cili do të ishte centrali i dytë bërthamor i vendit, pas centralit Akkuyu në Mersin, si dhe centrali i dytë i ndërtuar përmes një partneriteti me Moskën.

Presidenti turk shprehu besimin për arritjen e objektivit ambicioz të vëllimit tregtar prej 100 miliardë dollarësh, duke përmendur potencialin e fortë për rritje në marrëdhëniet dypalëshe.

Putin, nga ana e tij, tha se “pavarësisht të gjitha sfidave, marrëdhënia midis Rusisë dhe Turqisë po përparon hap pas hapi.

Ai theksoi përparimin në “projektet e tyre strategjike” dhe vuri në dukje shifrat rekord të turizmit, me 6,7 milionë turistë rusë që vizituan Türkiyen vitin e kaluar.

Erdoğan e ftoi Putinin të vizitojë Turqinë ndërsa lideri rus konfirmoi synimin e tij për ta realizuar këtë udhëtim në të ardhmen e afërt.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 22:59