Më 4 korrik, rrugët në SHBA do të jenë “të mbushura” – bëhet i ditur edhe numri rekord i njerëzve që pritet të udhëtojnë me vetura!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:00

Më 4 korrik, rrugët në SHBA do të jenë “të mbushura” – bëhet i ditur edhe numri rekord i njerëzve që pritet të udhëtojnë me vetura!

Data 4 korrik është afër dhe kjo do të thotë se miliona amerikanë do të dalin në rrugë.

Dhe kur ta bëjnë, ata mund të presin të shohin çmime më të larta në pikat e furnizimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas AAA, çmimi mesatar kombëtar për një gallon benzinë është 3,491 dollarë. Kjo është afërsisht pesë cent në krahasim me një javë më parë, por çmimet janë ende më të ulëta se vitin e kaluar kur konsumi i zakonshëm ishte mesatarisht 3,538 dollarë për gallon.

Çmimet ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe banorët e Kalifornisë paguajnë mesatarisht 4,794 dollarë për gallon.

Kjo i vendos ata pak më përpara se Hawaii (4,696 dollarë) dhe Uashingtoni (4,316 dollarë). Nga ana tjetër, shtetet me karburantin më të lirë janë Misisipi (2,937 dollarë), Luiziana (3,005 dollarë) dhe Arkansas (3,053 dollarë).

Duke iu rikthyer festës, 70.9 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë të paktën 50 milje (80 km) nga shtëpia.

Kjo do të thotë se pritet të jetë një nga festat më të ngarkuara të 4 korrikut ndonjëherë dhe duhet të kalojë lehtësisht 67.4 milionë njerëz që udhëtuan vitin e kaluar.

Kështu, siç theksohet më tej, një rekord prej 60.6 milionë njerëz pritet të udhëtojnë me makinë dhe kjo do të ishte një rritje prej 2.8 milionë krahasuar me vitin 2023.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 20:00