Sane: Ka ardhur momenti im, dua të luaj titullar ndaj Spanjës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 09:25

Sane: Ka ardhur momenti im, dua të luaj titullar ndaj Spanjës

Gjermania e tij ka siguruar kalimin për çerekfinalet e Euro 2024 dhe mesfushori i Bayern Munich, Leroy Sanè, është gati ta përjetojë si protagonist këtë ndeshje. Një përballje e vështirë për gjermanët, që do të luajnë ndaj Spanjës.

“Shpresoj që të ketë ardhur momenti im në këtë Kampionat Europian dhe mbi të gjitha të mund të ndihmoj ekipin tim. Kjo është detyra që dua të bëj dhe shpresoj të ndodhë në ndeshjen e radhës, që është kaq e rëndësishme”, tha Sane.

“Nuk e dija sa do të zgjaste lëndimi dhe a do të isha në gjendje të luaj. Kam arritur të marr pjesë në turne, por në fund jam këtu dhe jam i lumtur që kam mundur të shërohem me kohë është shumë, shumë më mirë se më parë, kur kam luajtur”, tha Sane.

“Nuk e di më nëse do të luaj përsëri titullar edhe për shkak se Gjermania duket e gatshme për sfidën me Spanjën. Për mendimin tim, dy skuadrat që kanë luajtur më mirë deri tani do të përballen me njëra-tjetrën për të dhuruar futbollin më të mirë në këtë turne”, u shpreh mesfushori gjerman.

“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme për t’u parë për tifozët në të gjithë botën. Spanja është shumë e sigurt, ata gjithmonë duan të kenë kontrollin e ndeshjes, por ne gjithashtu duam të kemi kontroll në faza të caktuara dhe ata gjithashtu e dinë se nuk do të jetë e lehtë kundër nesh”, u shpreh Leroy Sane.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 09:25