Toshkovski-Dreksler: Mbështetje e fuqishme nga Republika Federale e Gjermanisë në luftë kundër krimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:15

Toshkovski-Dreksler: Mbështetje e fuqishme nga Republika Federale e Gjermanisë në luftë kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler.

“Ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e sinqertë nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen me shpresë se sa më shpejt do të jemi pjesë e familjes evropiane. Ministri i prezantoi synimet kryesore që do të jenë në fokus në periudhën në vijim, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jo vetëm në mënyrë deklarative, por reale, rindërtimi dhe sistemimi funksional si dhe digjitalizimi i proceseve”, njoftoi MPB-ja.

Ambasadorja Dreksler i drejtoi urime ministrit Toshkovski dhe drejtorit Janev dhe  potencoi se bashkëpunimin i deritanishëm, veçanërisht për Qendrën për Trajnime të MPB-së dhe pajisjet të cilat i janë dhuruar Ministrisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev, i shpjegoi reformat që janë planifikuar në fushën e policisë dhe  të operacioneve kriminale dhe e potencoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policinë gjermane në fushën e shkëmbimit të informacioneve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Në takim u theksua se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe marrëdhëniet miqësore do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit, si dhe për sundimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë të të gjithë qytetarëve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:15