Toshkovski: Procesi i dhënies së pasaportave pritet të normalizohet brenda dy muajve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 21:08

Toshkovski: Procesi i dhënies së pasaportave pritet të normalizohet brenda dy muajve

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se procesi i dhënies së pasaportave pritet të normalizohet më së voni brenda dy muajve, përkatësisht në afatin ligjor prej 15 ditësh do të reduktohet periudha e pritjes së qytetarëve.

Në një intervistë për “Top Tema”, Toshkovski tha se nga fotografimi deri në lëshimin e dokumentit të udhëtimit janë dashur maksimumi 80 ditë, por tani afati është shkurtuar ndjeshëm.

“Nëse qytetari fotografohet, le të themi për herë të parë, për rreth pesëmbëdhjetë ditë, brenda afatit të lejuar ligjërisht, do të pajiset me dokument udhëtimi në procedurë të rregullt”, tha Ministri.

Ai tha se në pesë muajt e kaluar janë lëshuar rreth 400 mijë dokumente udhëtimi dhe këto janë shifra, sipas tij, që më parë janë bërë brenda dy vjetëve./Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 21:08