​Ylli i Zvicrës: Goli i Shaqirit ishte më i mirë se ai i Bellingham

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:08

​Ylli i Zvicrës: Goli i Shaqirit ishte më i mirë se ai i Bellingham

Kwadwo Duah ishte jo vetëm golashënuesi i parë zviceran në këtë Kampionat Evropian, por edhe i pari që ka lindur në Angli.

Sulmuesi i Zvicrës është i vetëdijshëm për këtë para përballjes çerekfinale ndaj Anglisë, por nuk merr shumë nga ky fakt: “Kam lindur në Angli, por nuk kemi më familje atje”.

Sa i përket ndeshjes së shtunës, Duah pret “një ekip shumë të mirë” me shumë emra të mëdhenj në të.

“Nuk mendoj se na nënvlerësojnë. Ata e panë edhe ndeshjen e Italisë. Zvicra nuk ka nevojë të fshihet. Unë mendoj se është pak e çuditshme”, tha Duah.

I pyetur se kush do luajë në qendër të sulmit, ai u përgjigj: “Është në fakt shumë e thjeshtë: Ose Embolo ose unë. Ne njihemi prej kohësh, kemi një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin”.aa

Fakti që ai aktualisht është vetëm zgjedhja e dytë është një situatë e re për të, por ai mund të jetojë me të.

“Unë jam gjithmonë gati kur trajneri ka nevojë për mua. Të gjithë në ekip e dinë rolin e tyre dhe duhet të sigurohen që të qëndrojnë të motivuar. Nëse keni ende nevojë për motivim për të luajtur për kombin tuaj, kjo është paksa e çuditshme për mua”, thotë 27-vjeçari.

Duah, i cili tregon se do të preferonte të luante në Itali është pyetur nga përfaqësuesit e mediave për superyllin anglez Jude Bellingham. “Ai është i klasit botëror. Ai merr përsipër lojën dhe përpiqet të vendosë shenjën e tij në lojë.”

Megjithatë, sulmuesi i Ludogorets Razgrad ka një por: “Goli i Shaqirit kundër Skocisë ishte më i mirë se ai i Bellinghamit”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:08