Dybala vendos të qëndrojë në Romë, pret ribashkimin me ish-shokun e skuadrës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 09:05

Dybala vendos të qëndrojë në Romë, pret ribashkimin me ish-shokun e skuadrës

Paulo Dybala pritet të rinovojë bashkëpunimin me Romën.

Sulmuesi argjentinas pati lënë të hapur mundësinë e largimit nga kryeqyteti këtë verë, por gjasat janë që ai të vijojë të mbetet te Roma.

Interesi në adresë të argjentinasit ka qenë i vakët dhe asnjë prej klubeve nuk ka joshur Dybalën t’i thotë po, ndaj duket se vetë futbollisti ka vendosur të qëndrojë te Roma dhe të zgjatë bashkëpunimin.

Sipas medias italiane, Dybala do të zbarkojë në Romë të dielën, pasi të ketë përfunduar pushimet dhe do të takohet menjëherë me drejtuesit e verdhekuqve, për të konfirmuar edhe qëndrimin në kryeqytet.

Ndërkohë, argjentinasit mund t’i bashkohet te Roma edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Juventusi, Federico Chiesa.

Ky i fundit duket se nuk shihet si thelbësor në projektin e Thiago Mottës dhe mund të lërë bardhezinjtë në verë, teksa Roma po nxiton ta transferojë në kryeqytet.

Dybala dhe Chiesa kanë qenë bashkë edhe te Juventusi në periudhën 2020-2022, duke shënuar një numër të konsiderueshëm golash (38 të dy së bashku), teksa gjasat janë që tashmë të vijojnë bashkëpunimin në fushë me fanellën verdhekuqe.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 09:05