Gashi e priti në takim lamtumirës ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:33

Gashi e priti në takim lamtumirës ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Holandës në vend, Dirk Jan Kop, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në vend në periudhën e kaluar, e veçanërisht për mbështetjen nga Holanda për zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, si dhe në të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore dhe të proceseve demokratike.

“Duke e uruar për zgjedhjen e tij Kryetar i Kuvendit, ambasadori Jan Kop i uroi Gashit punë të suksesshme dhe vazhdimësi të proceseve drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e sotme të pres shërbimit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Gashi dhe ambasadori Jan Kop diskutuan edhe për mundësitë për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përmes krijimit të infrastrukturës ligjore në Kuvend, si bazë për forcimin e kapaciteteve dhe besimit në gjyqësor.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:33