Gjykata Administrative: Prokurorja Lençe Ristoska është diskriminuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 21:26

Gjykata Administrative: Prokurorja Lençe Ristoska është diskriminuar

Gjykata administrative e hodhi poshtë si të pabazë padinë e ish-kryetarit dhe anëtarit aktual të këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski kundër komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe pranoi mendimin e komisionit se prokurorja Lençe Ristoska është diskriminuar, përcjell FLAKA.

Paraprakisht, komisioni kishte konstatuar se Ristoska ishte diskriminuar me vendimin për të mos u avancuar në pozitë në prokurorinë më të lartë në Shkup. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 21:26