Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime miratoi kërkesat për apanazh të Mariçiqit, Shaqirit dhe Bajramit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 21:30

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime miratoi kërkesat për apanazh të Mariçiqit, Shaqirit dhe Bajramit

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot në seancën e tretë me 10 vota “pro” dhe një “kundër” ka mbështetur kërkesat e Bojan Mariçiqit, Jeton Shaqirit dhe Naim Bajramit për të marrë apanazh pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës si ministra, përcjell FLAKA.

Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk kërkoi të flasë, prandaj pika u hodh menjëherë në votim dhe u miratua.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski, para mbylljes së seancës, njoftoi se i ka nënshkruar vendimet për pagat e deputetëve, mandati i të cilëve është verifikuar nga Kuvendi. Ai tha se vendimet për papajtueshmërinë e pozitës së deputetit me postin e kryeministrit apo ministrit, vendimet për ndërprerjen e të drejtës në pagë pas përfundimit të postit të deputetit të Igor Janushev, Hristijan Mickoskit dhe ministrave të zgjedhur, si dhe janë nënshkruar vendimet për pagat e zv.kryeministrave, Izet Mexhiti, Aleksandar Nikollovski, Ljupço Dimovski, Ivan Stoiljkoviq dhe Arben Fetai. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 21:30