Kryeministri Kurti viziton Turqinë – Do të zhvillojë takime me diasporën shqiptare atje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:45

Kryeministri Kurti viziton Turqinë – Do të zhvillojë takime me diasporën shqiptare atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Turqi. Kjo është vizita e dytë e tij brenda pak kohësh në këtë vend.

Në Izmir, ai do të takohet me kryetarin e Bashkisë, Suleyman Elban. Gjithashtu, Kurti do të ketë takime me diasporën shqiptare atje. Vizita synon të thellojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:45