Pse është e dëmshme të flini me një freskuese ndezur? Ja çfarë duhet të bëni në vend të kësaj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 08:32

Pse është e dëmshme të flini me një freskuese ndezur? Ja çfarë duhet të bëni në vend të kësaj

Tani që është vapë, disa njerëz e kanë të pamundur të flenë pa ndezur freskuesen.

Por sipas “Bright Side”, përdorimi i freskueses gjatë natës mund të shoqërohet me disa pasoja jo të këndshme.

1. Do të thajë gojën dhe hundën tuaj. 

Studimet zbulojnë se freskuesja mund të ndihmojë në avullimin e djersës dhe lagështisë nga trupi juaj, duke shkaktuar dehidrim dhe tharje të pështymës apo të sekrecioneve të hundës. Nëse jetoni në një zonë të thatë, duhet t’i kushtoni patjetër vëmendje kësaj gjëje, pasi pasojat mund të shfaqen edhe më shpejt. Megjithatë, një gotë ujë është e mjaftueshme për të rimarrë sasinë e ujit që ju duhet.

2. Mund të përkeqësojë alergjitë që mund të keni. 

Nëse keni alergji , gjumi me freskuese ndezur nuk është një ide e mirë. Sipas studiuesve , era mund të ndihmojë në qarkullimin e grimcave të alergjenit, duke rritur shanset për astmë, sy të thatë, alergji në sy dhe ethe.

3. Është një nga shkaqet e ngërçeve që përjetoni. 

Temperaturat gjatë natës kanë tendencë të ulen shpejt dhe temperaturat e ulëta janë një ndër faktorët që shkaktojnë dhimbjen e muskujve. Për më tepër, ajri i freskët mund t’ju shkaktojë të vjella ose dhimbje koke.

Ja çfarë mund të bëni në vend që të ndizni freskuesen:

1. Flini me dritare hapur. 

Një zgjidhje e thjeshtë për netët e nxehta është thjesht të lini dritaren hapur.

2. Vendosni një peshqir të lagur ose një kovë me ujë afër shtratit tuaj. 

Këto 2 metoda do ju ndihmojnë të rrisni nivelin e lagështisë në dhomën tuaj.

3. Kthejeni freskuesen në një drejtim tjetër. 

Në këtë mënyrë ajri i freskët nuk do të fryjë drejtpërdrejt tek ju. Mund ta vini atë pranë dritares në mënyrë që ajrin e jashtëm ta fusë brenda në dhomë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 08:32